Sonte, në Galerinë e Qytetit në Podujevë, artisti Arian Mavriqi hapi ekspozitën e tij më të re, duke paraqitur para artdashësve punime origjinale me motive bashkëkohore dhe tradicionale.
Ekspozita mblodhi shumë dashamirë të artit, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të Podujevës. Mes të pranishmëve ishin edhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtoresha e Kulturës, Vlora Humolli, të cilët përgëzuan artistin për krijimtarinë dhe kontributin e tij në pasurimin e jetës kulturore të qytetit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun për disa ditë, duke ofruar mundësi për të gjithë të interesuarit që të shohin nga afër veprat e artistit.