Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur sonte tubimin zgjedhor në Palestrën Sportive “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, ku morën pjesë qindra qytetarë. Në këtë ngjarje u prezantuan kandidatët për Asamblenë Komunale, ndërsa të pranishëm ishin edhe kandidati për kryetar të komunës, Ekrem Hyseni, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Në fjalën e tij, Hyseni paraqiti vizionin për zhvillimin e Podujevës, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve. Ndërsa kryetari i LDK-së, Abdixhiku, u shpreh se Podujeva është një nga prioritetet e Lidhjes Demokratike dhe se përkrahja për Hysenin është garanci për qeverisje të përgjegjshme.