Në shkollën e fshatit Metehi është mbajtur tubimi i radhës i fushatës zgjedhore të Shpejtim Bulliqit. Në këtë aktivitet morën pjesë ministrja Rozeta Hajdari dhe kandidatët për Asamble Komunale.
Gjatë tubimit, Bulliqi dhe ekipi i tij prezantuan arritjet e këtij mandati si dhe vizionin për katër vitet e ardhshme. Ai tha se mbështetja e fuqishme e qytetarëve të Metehisë është garanci për vazhdimin e punëve të mira dhe për transformimin e Podujevës.
“Jemi bashkë për Metehinë, bashkë për Podujevën”, deklaroi Bulliqi.







