Dyshohet për një person të vdekur në objektin e ujësjellësit pranë Kishës Ortodokse në Podujevë
Sipas informatave të para jozyrtare, në objektin e ujësjellësit pranë Kishës Ortodokse në Podujevë është gjetur pa shenja jete një person. Burime jozyrtare bëjnë të ditur se bëhet fjalë për personin me inicialet B.H.
Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa po zhvillohen hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. Deri më tani nuk janë dhënë informata zyrtare mbi shkaqet e vdekjes







