Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të aktivistit tonë të çmuar, Bejtush Hoxha, nga Obrança. Kontributi i tij i sinqertë dhe i palodhur për vizionin tonë të përbashkët do të mbetet gjithmonë i paharruar. Në shenjë respekti për jetën dhe veprën e tij, tubimi i sotëm në Obrançë anulohet. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, aktivistët e Lëvizjes dhe të gjithë ata që e njohën të ndjerin ka shkruar kryetari Shpejtim Bulliqi.







