Gjatë seancës së fundit të Kuvendit Komunal në Podujevë nuk pati asnjë përmendje apo nderim për dy ish-ushtarët e UÇK-së që kanë ndërruar jetë ditët e fundit. Kjo heshtje ka kaluar pa reagime publike nga asamblistët, ndonëse qytetarët kanë pritur që Kuvendi të shprehë respekt dhe ngushëllime për familjet e tyre.







