Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, sot në një deklaratë para gazetarëve ka bërë apel që të themelohen sa më shpejt institucionet e reja.
Orav theksoi se Kuvendi duhet të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
“…Shpresa jonë është që Kuvendi të konstitutohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe shpresojmë që edhe të ketë një qeveri sa më shpejt…Ju lutem, konstituoni Kuvendin dhe ju lutem konstituoni Qeverinë”, është shprehur Orav.
Ndryshe, një ditë më parë Gjykata Kushtetuese njëzëri, ka konstatuar se seanca konstituive e Kuvendit, e filluar më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.







