https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Çmime të ngritura të banesave dhe hov ndërtimesh të reja në Podujevë

Çmime të ngritura të banesave dhe hov ndërtimesh të reja në Podujevë
Share on FacebookShare on Twitter

Në Podujevë, një qytet që deri para 4-5 vjetësh, ndërtimi i banesave ishte fare simbolik dhe shumë më i ngadalshëm se sa në Prishtinë dhe në disa qendra të tjera komunale, sivjet janë shtuar shumë komplekset e reja të ndërtimit në disa anë të qytetit. “Ka treg të mirë akoma, ka shitje dhe ka çmime të ngritura të banesave”, thonë ndërtimtarët llapjanë.

Mehmet GJATA

Në disa qendra komunale të Kosovës, megjithë kriteret e vështirësuara për të marrë kredi, megjithë rënien e ndjeshme të fuqisë blerëse të pjesës dërrmuese të popullsisë, dhe megjithë mungesën e parasë kesh tek ndërtuesit e shumtë, po ndërtohet ende goxha shumë, madje vrullshëm, sidomos në ndërtimin e banesave. Shembull, në Podujevë, një qytet që deri para 4-5 vjetësh, ndërtimi i ndërtesave me banesa ishte fare simbolik dhe shumë më i ngadalshëm se sa në Prishtinë dhe në disa qendra të tjera komunale, sivjet janë shtuar shumë komplekset e reja të ndërtimit në disa anë të qytetit.

Sivjet, ende pa përfunduar tërësisht shumica e punëve në dy komplekse ndërtimi të banesave të filluara në shtator të 2023-tës, në zonën që vlerësohet si shumë atraktive dhe që shtrihet përgjatë lumit Llap në ish-oborre dhe kopshtije të Blakqorëve dhe shumë pranë qendrës së qytetit, kanë nisur, ose kanë përfunduar ndërtimet e vrazhda edhe në disa komplekse të tjera banesore.

Ndërtesa shumëkatëshe kanë zënë të ndërtohen edhe në drejtim të fshatrave Dumnicë dhe Letanc, në dalje të qytetit, por edhe në disa vende të tjera anembanë qytetit.

“Po ndërohet vrullshëm, me cilësi dhe në vende atraktive të Podujevës. Lagjja e Blakqorëve, bie fjala, është vetëm rreth 200-300 metra larg qendrës së Podujevës”, thotë njëri nga ndërtuesit me reputacion të krijuar në ndëtimtarinë llapjane.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas tij, në Podujevë, përkundër shenjave të njëfarë krize në sektorin e ndërtimeve dhe rënies së shitblerjes së banesave në shumë qendra komunale, ende ka treg dhe ka kërkesa për banesa. Në Lagjen e Blakqorëve, një nga ndërtesat ku janë kryer punët e vrazhda, praktikisht, ende pa u finalizuar as për së afërmi të gjitha punët, tashmë janë shitur të gjitha banresat. Por, ka kërkesa të shumta që në nismë të objekteve banesore, për të siguruar blerjen e një e më shumë banesave.

Ndërtimtari saktëson se blerësit, shumica absolute e tyre, ose 80 deri 90 për qind, janë mërgimtarët llapjan. Ata duan të kenë një e më shumë banesa në qytet për fëmijët e tyre dhe për veten. Në këtë mëyrë, po ndërtohet jo pak, dhe në këtë ritëm ndërtimi po ndikon në masë përcaktuese edhe tregu, thuaja, i sigurtë tash për tash i ndërtimeve në Podujevë.

Ndërsa, edhe çmimi i banesave në qendrën urbane të Llapit është ngritur ndjeshëm, krahasuar me disa vite më parë. Aktualisht, një metër katror i një banese të saponisur së ndërtuari, apo në ndërtim në Lagjen e Blakqorëve, por edhe në kompleksin e ndërtimit në drejtim të Dumnicës, kushton së paku 800 deri në 900 euro, kurse një metër katror i një banese të finalizuar në këto komplekse banimi, shitet edhe me 1 mijë euro. Dhe, sado që ky çmim është ndjeshëm më i lartë se sa çmimet e banesave në fillim të 2023-tës dhe gjatë tërë vitit 2022 (në Podujevë më 2022 çmimi mesatar i një metri katror ka kushtuar 600 deri në 650 euro, e shumë-shumë edhe 700 euro), blerës të shumtë, praktikisht kanë lidhur kontrata blerjeje që në nismën e ndërtimit. Dhe, siç po shihet, ndërtimin me fluks kaq të theksueshëm në Podujevë e nxitë dhe e dikton tregun.

Edhe sipas ndërtimtarëve të LLapit, në Podujevë edhe sivjet ka shitje të banesave, megjithë faktin se çmimet e tyre vazhdojnë të jenë të larta dhe, sipas zhvillimeve aktuale në tregun e ndërtimeve, nuk ka as tendencë për uljen eventuale të tyre. Sipas ndërtimtarëve të këtushëm, as që mund të bëhet fjalë për ndonjë ulje çmimi.

“Çmimet vetëm mund të shkojnë më lartë. Tani janë me çmime më të larta të gjitha materialet ndërtimore, por edhe tokat e dedikuara për ndërtime kanë çmime “të kripura’ dhe pronarët ose kërkojnë çmim shumë më të lartë, ose në rast të këmbimit të trollit me banesë, sipërfaqe më të madhe banesash. Rrogat e mjeshtërve, por edhe të punëtorëve të thjeshtë, kanë shkuar në qiell”, thotë ndërtimtari llapjan.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pastaj, thotë ai, çmimin tani po e dikton edhe tregu dhe këtë e dëshmon interesimi i madh për të pasur banesa në komplekset e posanisura te Blakqorët. Dhe, tregu i ndërtimeve në Podujevë po del të jetë jo pak kontradiktor me trendet e çmimeve të banesave kudo në Europë dhe rajon, që kanë nisë të kenë ulje, por edhe kontradiktor me parashikimet e ekspertëve dhe disa institucioneve të vendit se edhe në Kosovë do të ketë ulje çmimesh të banesave së shpejti.

ADVERTISEMENT

Po del të jetë kontradiktor tregu i banesave në Podujevë edhe me vlerësimet e një ndërtimtari të njohur kosovar, i cili po ashtu e kërkon anonimitetin dhe i cili i ka thënë kohë më parë Buletinit Ekonomik, se aktualisht konditat për të blerë banesë në Kosovë nuk janë më të favorshmet, madje ato janë vështirësuar shumë me rënien e fuqisë blerëse të kosovarëve, me mungesën e parasë kesh, por edhe me ashpërsimin e kushteve të kredimarrjes nga bankat komerciale që operojnë në vend (rritjes së kamatave për kredi dhe ashpërsimi i kritereve për ta siguruar një kredi).

Këto ecuri të tregut të banesave në Podujevë i bëjnë më të komplikuara parashikimet dhe vizionet për të ardhmen e ecurive të çmimeve në tregun e banesave në tërë Kosovën. Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një raport të publikuar në muajin gusht të 2023- tës, kishte parashikuar se “çdo gjë në sektorin e ndërtimeve në vend lëviz shpejtë dhe nuk ka ndonjë standard që do të vlente në parashikimin e ecurive në këtë sektor”. /Buletini Ekonomik/

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se u hodh...

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast shoferi ka pësuar lëndime të...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe...

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga homologu i tij armen, Nikol Pashinyan....

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, mbahet panel diskutimi nga AGK

03/05/2026, 16:07

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, sot u mbajt një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

U hodh nga objekti në Fushë Kosovë – 54-vjeçarja ndërron jetë në QKUK

04/05/2026, 7:14
Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

03/05/2026, 16:13
Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet Heroi Besim Ndrecaj

03/05/2026, 16:10
Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Kurti pritet nga kryeministri armen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

03/05/2026, 16:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv