Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar se fshati Gërdoc së shpejti do të bëhet me një çerdhe moderne për fëmijët e moshës parashkollore. Ky investim vjen si pjesë e planit komunal për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sociale në zonat rurale.
Sipas kryetarit Bulliqi, ndërtimi i çerdhes ka për qëllim të lehtësojë jetën e familjeve të reja dhe të ofrojë kushte më të mira për edukimin dhe kujdesin e hershëm të fëmijëve.
“Zhvillimi i barabartë i të gjitha vendbanimeve është prioritet i yni. Çerdhja në Gërdoc do të jetë një hap konkret drejt mbështetjes së familjes dhe fëmijëve në këtë fshat,” – u shpreh kryetari Bulliqi







