Sipas rezultateve të deritanishme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Adelina Stublla është kandidatja nga Lëvizja Vetëvendosje që ka marrë më së shumti vota në Podujevë për Kuvendin Komunal, me gjithsej 323 vota.
Adelina Stublla ka shërbyer më parë si këshilltare në Kuvendin Komunal dhe aktualisht është drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Podujevë. Përkrahja e madhe nga qytetarët tregon besimin që ajo ka fituar në komunitetin lokal.