Më 19 tetor, në Maqedoninë e Veriut do të mbahet zgjedhjet lokale.
Lidhur me situatën politike dhe gjendjen shoqërore të shqiptarëve atje ka folur gazetari Nevri Ademi.
Ademi drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova ka thënë se fushata zhvillohet më tepër në aspektin kombëtar.
Ai theksoi se para ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE-së nuk ka pasur tensione ndëretnike, derisa tani situata ka ndryshuar.
“Këtu është rritur doza e përkeqësimit ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kemi parë edhe parulla në ndeshje sportive ku thirret për vdekje të shqiptarëve këtu në Maqedoni të Veriut”, deklaroi Ademi njofton Klankosova.tv.