https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ish-kryetari i LDK-së në Vushtrri: Tahiri i mashtroi asambleistët se koalicioni me LVV-në ka marrë aprovim nga qendra

Ish-kryetari i LDK-së në Vushtrri: Tahiri i mashtroi asambleistët se koalicioni me LVV-në ka marrë aprovim nga qendra

Ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Hysni Gërguri tha se kryetari i degës atje, kandidati për kryetar, Xhafer Tahiri i ka vënë në lajthitje asambleistët në një takim dje, se e ka aprovimin e selisë kryesore në Prishtinë për koalicionin që e nënshkroi sot me Lëvizjen Vetëvendosje, në praninë e kryetarit të kësaj partie, Albin Kurtit.

“Si ish kryetar shumëvjeqar i Degës dhe Kryetar Nderi i Degës së LDK-së në Vushtrri, ndjej detyrim moral dhe politik të shpreh qëndrimin tim lidhur me veprimet e fundit të kryetarit aktual të degës, i cili ka ndërmarrë hapa për krijimin e një koalicioni pa konsultuar organet e partisë dhe në kundërshtim me statutin e LDK-së. Ky veprim, përveçse bie ndesh me frymën institucionale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dëmton parimet e demokracisë së brendshme dhe respektin ndaj strukturave legjitime të partisë.Sot edhe qendra e LDK-së reagoi qartë duke mos e mbështetur një veprim të tillë, gjë që e bën edhe më të domosdoshme kthimin në rrugën e rregullt statutare”, shkroi Gërguri.

Ai ka bërë thirrje për “unitet, maturi dhe kthim te vlerat e LDK-së”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Dje, kryetari i degës ka ftuar në takim vetëm asambleistët e zgjedhur, duke i lënë anash strukturat e tjera të partisë dhe organet e saj legjitime. Edhe më shqetësuese është fakti se, sipas informatave të konfirmuara, të pranishmit janë vënë në lajthitje me pretendimin se ky takim dhe vendimi për bashkëpunim politik kanë marrë aprovimin nga qendra e LDK-së gjë që sot u demantua qartë nga vetë qendra, e cila nuk e mbështet një veprim të tillë”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Megjithatë, pavarësisht mospajtimeve, unë si ish-kryetar dhe si anëtar që kam dhënë shumë për këtë degë, bëj thirrje për unitet, maturi dhe kthim te vlerat që e kanë bërë LDK-në shtëpi të përbashkët të të gjithë atyre që besojnë në demokraci, ligj dhe përgjegjësi”, shkroi ai.

ADVERTISEMENT

Gërguri thotë se “koha është për reflektim dhe bashkim, jo për ndarje”.

Poste të ngjashme

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Lajmi i fundit

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18
Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv