Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se ka informacione që aktualisht disa nga deputetë të Listës Serbe janë duke u hetuar për përfshirje në sulmin terrorist të Banjskës.
Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, RTK, Basha, tha se ata nuk po hetohen se janë të përfshirë direkt në sulmin terrorist, por se kanë qenë të përfshirë në organizimet që kanë ndodhur në Rashkë të Serbisë para sulmit terroristë.
“Ka deputetë që janë përfshirë edhe në sulme ndaj gazetarëve në veri edhe në sulmin terroristë në Banjskë. Unë kam informacione që ka hetime që janë të përfshirë edhe në sulmin në Banjskë”.
I pyetur se a e ka fjalën për deputetë të certifikuar të Listës Serbe që janë aktualisht në Kuvendin e Kosovës, Basha tha se ka hetime që disa prej tyre janë të përfshirë edhe te sulmi i gazetarëve edhe te rasti i Banjskës.
“Unë nuk po them që ata kanë qenë duke gjuajtur me armë direkt, por kanë qenë të përfshirë në organizimet e tyre që janë bërë në Rashkë”, shtoi ai.







