Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij të parakohshme.
“Ju njoftojmë me dhimbje të madhe familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më datë 25.10.2025, pas një aksidenti, ndërroi jetë nipi ynë, Herolind Musaj Restelica”, thuhet në njoftimin e familjes.
Familja e të ndjerit ka njoftuar se për orarin dhe vendin e varrimit do të informohet më vonë.









