https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

RCAG zhvillon vizitën e parë zyrtare në Prishtinë për Lojërat Mesdhetare 2030

RCAG zhvillon vizitën e parë zyrtare në Prishtinë për Lojërat Mesdhetare 2030

Në Prishtinë po zhvillohet vizita e parë zyrtare në terren e Grupit Rajonal të Koordinimit dhe Këshillimit (RCAG) në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Vizita shënon fillimin e fazës së parë të projektit, të njohur si faza “Discover”, e cila synon bashkërendimin e punës mes ekspertëve ndërkombëtarë dhe Komitetit Organizator të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Qëllimi i takimeve është ndërtimi i një kuptimi të përbashkët për vizionin dhe objektivat e organizimit të Lojërave, prezantimi i aktorëve kryesorë institucionalë, si dhe vlerësimi i infrastrukturës dhe mundësive të qytetit për zhvillimin e garave sportive dhe aktiviteteve përkatëse.

 

Gjatë dy ditëve të para të vizitës, janë planifikuar diskutime mbi temat qendrore të projektit, përfshirë: strukturën organizative dhe qeverisjen e lojërave, menaxhimin e projektit dhe fazat e përgatitjes, planifikimin e programeve sportive, masterplanin e objekteve sportive dhe jo-sportive, si dhe menaxhimin e burimeve dhe riskut..

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

Lexo po ashtu
Kjo është situata në grupin e Shqipërisë pas fitores ndaj Letonisë

Nga RCAG në këtë vizitë marrin pjesë Rob Clarke, Egemen Onen, Erin McEvoy, Neil Carney dhe Dave Berry, ndërsa Ben Emerson ndjek zhvillimet në mënyrë të largët (remote).

ADVERTISEMENT

Në takime janë përfshirë edhe përfaqësues të Komitetit Organizator “Prishtina 2030” dhe institucioneve vendore.

 

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha për KosovaPress se do të hartohet drafti i parë së bashku me ekspertë të huaj që plani i veprimit të prezantohet edhe në Asamblenë e ICMG-së që do të mabhet ën fund të muajit nëntor në Portugali.

“Po përgatitemi që sa më shpejtë që kjo kompani ta bëjë draftin e parë për masterplanin të cilin do ta prezantojmë në nëntor të këtij viti në Portugali ku do të mbahet Asamblea e Përgjithshme e ICMG-s. Kështu që nuk kemi shumë kohë, jemi duke punuar masovikisht së bashku me këtë kompani dhe me komisionin e ICMG-s, besoj që jemi rrugës shumë të mirë edhe pse kohë nuk kemi shumë por jemi duke punuar aq shumë sa që duhet të jemi të gatshëm që me 28 dhe 29 nëntor të jemi prezent në asamble dhe ta informojmë asamblenë në atë takim për ecuritë dhe përgatitjet tona deri në këtë moment”, tha Krasniqi.

Krasniqi bëri të ditur se Grupi Rajonal i Koordinimit dhe Këshillimi do t’i vizitojë edhe disa nga objektet kryesore sportive në Prishtinë.

“Sot është paraqitur një draft i parë e cili do të shqyrtohet edhe nga ISMG, deri të premten do të jenë mysafirët këtu, nesër dhe pasnesër ku do t’i vizitojnë eventet të cilat kanë kërkuar që t’i shikojnë në Prishtinë, në Mitrovicë, Qendrën e Studentëve, Pallatin e Rinisë në Prishtinë, fushën Gërmia ku është amfiteatri dhe mandej do të jenë të gatshëm që ta prezantojnë punën e tyre në asamblenë e radhës që është në nëntor”, theksoi Krasniqi.

 

Vizita do të përmbyllet me përgatitjen e një plani të detajuar pune dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm drejt fazës së ardhshme të organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Poste të ngjashme

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

E rëndë: Gruaja gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë

19/01/2026, 9:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e diele në Fushë Kosovë. Rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën se...

Incident i rëndë në Mitrovicë: Taksisti serb rrah punëtorin shqiptar (VIDEO)

Incident i rëndë në Mitrovicë: Taksisti serb rrah punëtorin shqiptar (VIDEO)

19/01/2026, 8:57

Fundjava nuk e gjeti të qetë Mitrovicën. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Urall Boshnjaku ka bërë të ditur se në...

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

17/01/2026, 14:43

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

17/01/2026, 14:07

Një aksident i rëndë para dy ditësh ka ndodhur në Slloveni, ku ka humbur jetën një 28-vjeçar nga Kosova. Bëhet...

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

KQZ publikon shpenzimet: Vetëvendosje shpenzoi mbi 992 mijë euro në fushatën për zgjedhjet lokale

16/01/2026, 17:23

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike...

Lajmi i fundit

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

E rëndë: Gruaja gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë

19/01/2026, 9:02
Incident i rëndë në Mitrovicë: Taksisti serb rrah punëtorin shqiptar (VIDEO)

Incident i rëndë në Mitrovicë: Taksisti serb rrah punëtorin shqiptar (VIDEO)

19/01/2026, 8:57
Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

Pamjet ekskluzive nga momenti i plagosjes së afaristit Jeton Buquku

17/01/2026, 14:43
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit nga Malisheva që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni

17/01/2026, 14:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv