Jo rrallëherë mediumet e Serbisë, të cilat janë kryesisht nën ndikim ose shërbim të regjimit autoritar të presidentit serb Aleksandar Vuciq, shenjestërojnë Kosovën përmes një propagande të ashpër.
Pikërisht sonte në mediat serbe ka shpërthyer një propagandë kulmore ndaj Kosovës dhe shqiptareve.
B92, një medium i afërt me regjimin e Vuciqit, ka shkruar një artikull, ku “raportoi” për një sulm nga shqiptarët ndaj ushtrisë së Serbisë.
Në artikullin e titulluar “Detaje nga sulmi mbi anëtarët e Forcave të Armatosura Serbe: Shqiptarët gjuajtën 15 plumba dhe ikën me gjashtë xhipa”, B92 ka bërë pretendime që lënë gojëhapur secilin lexues.
Në shkrimin e saj, B92 propagandon se grupi ishte i maskuar dhe se një qen, që ishte në afërsi të vendit të ngjarjes, është plagosur.
Natyrisht, ky shkrim tashmë ka bërë xhiron në mediat e tjera të Serbisë, si Blic, Telegrafi e të tjera, të cilat janë në mbështetje të Vuciqit, i cili po përballet me krizën më të madhe politike për shkak të protestave të shumta në vitin e fundit dhe presioni të ShBA-së për rafinerinë e naftës.
Është e mundur që krejt ky rrëfim propagandues për “sulm të shqiptarëve ndaj ushtrisë serbe” të jetë pjesë e një lojë për shpërqëndrimin e vëmendjes politike në Serbi.







