Pa qeveri legale, vendimet e rëndësishme mbeten në hije
Kur një vend qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në letër. Shembulli më i qartë është seanca e sotme e Kuvendit, ku në vend të votimit të Qeverisë, po tentohet të futen në rend dite buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Si mund të merren vendime kaq të rëndësishme kur vendi nuk ka një qeveri legale dhe Kuvendi nuk ka një shumicë funksionale?
Si mund të pretendohet shumicë e kualifikuar për ratifikime ndërkombëtare, kur mungon edhe shumica e thjeshtë?
Kjo nuk është kulturë parlamentare, por imitim i saj, që hap rrugën e autokracisë.
Udha e mbarë, deri ku t’ju shkojë!







