https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Doruntine Maloku rikthen kujtimin e fundit me Xhemail Mustafën: “Atë ditë m’u duk se Babi u vra për së dyti

Doruntine Maloku rikthen kujtimin e fundit me Xhemail Mustafën: “Atë ditë m’u duk se Babi u vra për së dyti
Share on FacebookShare on Twitter
ADVERTISEMENT

Doruntine Enver Maloku ka ndarë një rrëfim të fuqishëm dhe emocional për momentet e fundit kur kishte takuar Xhemail Mustafën, vetëm pak para se ai të vritej. Ajo përshkruan takimin e tyre të fundit në zyrat e Forumit të Rinisë së LDK-së dhe tronditjen kur mori lajmin e rëndë. Në këtë kujtim të dhimbshëm, Doruntina e lidh humbjen e tij me humbjen e Babait të saj, Enver Malokut, duke e përshkruar dhimbjen si të përsëritur. Rrëfimi i saj sjell në vëmendje sakrificën e dy intelektualëve që u vranë për fjalën e lirë dhe bindjet e tyre politike.

Shkrimi i plotë:
“Sot, 25 vjet, mund të kem qenë ndër njerëzit e fundit që e kanë taku të gjallë Axhën Xhemë. Isha në zyrat e Forumit të Rinisë së LDK-së tek Kompleksi Qafa, dhe në korridorin e ngushtë e të errët të katit të sipërm, e takova Axhën Xhemë, i cili sapo doli nga zyra e vogël e QIK-ut. “Ku je moj – Hajde të përqafi këtu” – e përqafova dhe e pyeta si është.. nuk e kisha takuar që prej përfundimit të procesit zgjedhor që u pat mbajtë në tetorin e atij viti dhe ku ne si aktivistë të rinj, kishim qenë shumë të angazhuar. Qysh je Axha Xhemë, e pyeta teksa ma dha një përqafim prindëror. Kam tmerrësisht kokëdhimbje, më tha! -A ke nevojë për ndihmë dicka në zyrë – do ta bëj unë, e ti shko pusho, e luta! Tha, po pres një lajm, po e plasoj dhe menjëherë po nisem në shtëpi! Më pyeti për familjen dhe u përshëndetëm! Unë dola, ndërsa Axhën Xhemë e lashë aty, në QIK. Duke pritur lajmin. Pas rreth një ore, mora një telefonatë nga një mik i përbashjët i familjeve tona.. A dëgjove, me pyeti! Për cka a dëgjova, u përgjigjja e habitur.. Xhemail Mustafën e vranë – tek banesa e tij në Dardani, më tha me zërin e ngjirur dhe gati pa frymë. Nuk ka mundësi, i thashë. S’ka shansa! Axhën Xhemë e takova pak më parë në parti. S’ka mundësi! U nisa shpejt drejt zyrës tek Qafa dhe duke u afruar pashë fytyrat e ngrysura e plot dhimbje të aktivistëve tanë. Lajmi ishte i vërtetë. Por, unë ende s’mund të besoja. Nuk doja të besoja! U ngjita lart shkallëve sikur doja ta gjeja aty. Ulur në zyrë, pranë kompjuterit duke shkruar.. Atë ditë, mu duk se Babi u vra për së dyti! Ishin miq të ngushtë nga rinia e hershme. Të dy, kishin fatin e njëjtë. Intelektualë, gazetarë, publicistë, të dy shefa të QIK-ut. Të dy, të vrarë njëri pas tjetrit, për shkak të fjalës së lirë. Për shkak të bindjeve të tyre politike. Për shkak se nuk bënin kompromis me të vërtetën. Republika u ka borxh këtyre njerëzve. Heronjve tanë. Ata dhanë jetën për Kosovën, ndërsa Kosova duhet t’ua japë drejtësinë. Xhemail Mustafa, heroi ynë, është i gjallë ndër të gjallët, përjetësisht!

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

 

Poste të ngjashme

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01

Policia e Kosovës, ka marrë pjesë në një trajnim për ndihmën e parë emergjente, të udhëhequr nga KFOR’i, në Mitrovicën...

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner, kanë festuar martesën e tyre në një ceremoni...

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka njoftuar se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.88/2025, që...

Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka marrë kërcënime me jetë nga persona që në rrjetet sociale janë paraqitur si mbështetës të Lëvizjes...

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

10/06/2026, 12:13

Dy nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të legjislaturës së fundit, Xhavit Haliti dhe...

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01
Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59
Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27
Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv