Vigan Salihu riemërohet drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, e riemëroi Vigan Salihu në pozitën e drejtorit për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik.
Vigan Salihu ka përfunduar studimet në nivelin Master në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në drejtimin Agrobiznes. Salihu është i certifikuar për standarde të sigurisë dhe ushqimit. Për një kohë ai ka qenë edhe drejtor i Bujqësisë në Podujevë.
Kryetari Bulliqi i uroi drejtorit Salihu suksese e punë të mbarë në kryerjen e detyrave.







