https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Janina Ymeri: Në Kosovë ka sabotim të sektorit energjetik për përfitime serbe

Janina Ymeri: Në Kosovë ka sabotim të sektorit energjetik për përfitime serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarja nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka përsëritur akuzat që janë dhënë nga anëtarë të tjerë të partisë së saj lidhur me kontratat për importin e energjisë elektrike me kompaninë e Vuk Hamoviqit, EFT.

LDK-ja ka akuzuar së fundmi Lëvizjen Vetëvendosje për lidhje me kompaninë EFT të Hamoviqit, gjë që LVV e ka mohuar. Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pati thënë më 5 dhjetor se KOSTT dhe KEK si dhe KEDS e KESCO kanë konfirmuar se gjatë qeverisjes së LVV-së nuk kanë pasur asnjë kontratë për import të energjisë elektrike nga kompania serbe EFT.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

E, Ymeri Hamoviqin e ka quajtur “king” të rrugëve energjetike në Kosovë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në emisionin “Konfront” në KTV, Ymeri ka akuzuar se vetëm në janar të vitit të kaluar, brenda 31 ditëve, Hamoviqi është paraqitur 72 herë, që sipas saj lë të kuptohet se ai edhe e ndikon çmimin e energjisë elektrike.

ADVERTISEMENT

“Unë kam bërë kërkesë për hetime nga Prokuroria Speciale edhe e bën dosjen. Ata pastaj të thërrasin për dosjen që e ke dërguar. Nëse dërgon pallavra e broçkulla nuk të thërrasin e madje del shumë keq. Për të treguar seriozitetin e kësaj pune, i thërret në mbledhje të kuvendit të gjithë akterët. Në atë mbledhje të Kuvendit të Kosovës u kuptua që as KEDS-i nuk e di çmimin e energjisë elektrike ndërkufitare. Kemi të bëjmë me rastin e parë në histori të sabotimit të sektorit elektro-energjetik në Kosovë, në përfitime të interesave serbe. Po flasim për kapacitete ndërkufitarë në bartje të rrymës që as unë as ti nuk i kemi parë derisa kanë dalë statistikat. P.sh janar 2024, në 31 ditë, 72 herë paraqitet Vuk Hamoviq. Absolutisht pa asnjë dyshim është kingu i rrugëve energjetike. Ky ta ndikon edhe çmimin”, ka deklaruar Ymeri

Poste të ngjashme

​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Edhe Ramush Haradinaj propozohet për president pas ofertës së VV-së

25/04/2026, 12:13

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një ofertë për opozitën që të propozojë tre emra për president. Sipas propozimit të ri...

Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Dështon miratimi i shmangies së afateve procedurale për buxhetin 2026

25/04/2026, 12:11

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar shmangien e afateve procedurale të buxhetit për vitin 2026. Me 58 vota për,...

Haradinaj: 27 prilli duhet të kujtohet, Parlamenti të hënën jetë në Mejë

Haradinaj: 27 prilli duhet të kujtohet, Parlamenti të hënën jetë në Mejë

25/04/2026, 12:04

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje 27 prilli, përvjetori i Masakrës së Mejës të mos harrohet...

Hoti kritikon rishikimin e buxhetit: Kjo çasje është abuzuese me paranë publike

Hoti kritikon rishikimin e buxhetit: Kjo çasje është abuzuese me paranë publike

25/04/2026, 12:00

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar rishikimin e buxhetit në Kuvendin e Kosovës. Hoti tha kjo çasje e pushtetit...

Gruda kritika të ashpra për Muratin: Po trajtoni buxhetin me joseriozitet, hiqu nga agjenda politike

Gruda kritika të ashpra për Muratin: Po trajtoni buxhetin me joseriozitet, hiqu nga agjenda politike

25/04/2026, 11:49

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së trajtimit të Ligjit për Buxhet në...

Lajmi i fundit

​Haradinaj kujton martirët e Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Liria i ka themelet në gjakun e tyre

Edhe Ramush Haradinaj propozohet për president pas ofertës së VV-së

25/04/2026, 12:13
Kosova në “gjendje të jashtëzakonshme të pashpallur”

Dështon miratimi i shmangies së afateve procedurale për buxhetin 2026

25/04/2026, 12:11
Haradinaj: 27 prilli duhet të kujtohet, Parlamenti të hënën jetë në Mejë

Haradinaj: 27 prilli duhet të kujtohet, Parlamenti të hënën jetë në Mejë

25/04/2026, 12:04
Hoti kritikon rishikimin e buxhetit: Kjo çasje është abuzuese me paranë publike

Hoti kritikon rishikimin e buxhetit: Kjo çasje është abuzuese me paranë publike

25/04/2026, 12:00
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv