Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë përfshirë dy automjete zyrtare të Policisë së Kosovës, konkretisht nga Njësia e Trafikut.
Si pasojë e aksidentit, pesë zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar, ndërsa sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, të dy veturat policore kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale
Rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident mbeten ende për t’u sqaruar nga autoritetet kompetente. Megjithatë, deri më tani dihet se asnjëra nga patrullat nuk ka qenë në thirrje apo në intervenim për ndonjë rast konkret në momentin e ndodhjes së aksidentit.
Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.







