Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e Palestrës multisportive në Podujevë.
Ky projekt që pritet të përfundojë në vitin 2027 do të kushtojë 2.2 milionë euro, ku 2 milionë do t’i investojë Ministria, ndërsa 200 mijë euro Komuna.
Kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur për këtë hap që mundëson fillimin e procedurave për ndërtimin e këtij objekti shumë të nevojshëm për sportistët llapjanë.
“Bashkë me Sekretarin e Ministrisë së Kulturës sot nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit, i cili na e mundëson fillimin e procedurave për ndërtimin e Palestrës multisportive në Komunën e Podujevës. Vlera e projektit është rreth 2 milionë euro.
E falënderoj Sekretarin Bislimi dhe Ministrin Çeku për gjithë anganzimin dhe ndihmën që na e kanë dhanë deri sot në shumë projekte të rëndësishme për qytetarët tanë”, tha Kryetari Bulliqi.
Ndërkohë, Sekrektari Bislimi theksoi se me ndërtimin e Pishinës gjysmëolimpike, investimeve të reja në Stadiumin “Zahir Pajaziti”, me Palestrën multisportive përmbyllet infrastruktura bazike për sportistët llapjanë.







