https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Tahiri: Përmbytjet dhe zjarri në Gjakovë, pasqyrë e dështimit institucional të qeverisë

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër
Share on FacebookShare on Twitter

 

Deputeti Besnik Tahiri ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si, sipas tij, qeveria ka menaxhuar situatat e fundit të emergjencës në vend, duke e cilësuar reagimin institucional si të vonuar, të paorganizuar dhe të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve.

Tahiri deklaroi se për pesë vite me radhë qeveria ka vepruar sikur Kosova të mos përballej me kriza, duke relativizuar çdo alarm dhe duke shtyrë përgjegjësitë. “Qytetari është parë vetëm si numër votash, jo si hall real,” theksoi ai.

Sipas tij, kjo qasje po bëhet e dukshme tani, në një kohë kur gjysma e vendit po përballet me vërshime. Tahiri kritikoi ashpër mungesën e reagimit serioz institucional, duke thënë se “rehatia e rezultatit elektoral ka marrë përparësi ndaj jetës, pronës dhe dinjitetit të njerëzve”.

Ai përmendi gjithashtu zjarrin që përfshiu një nga bizneset më të mëdha në Gjakovë, për të cilin, sipas Tahirit, nuk pati asnjë reagim institucional. “As prani, as përgjegjësi, as fjalë. Propaganda i ka verbuar institucionet dhe është shndërruar në mllef ndaj qytetarëve,” u shpreh ai.

Tahiri kritikoi mungesën e ngritjes së një task-force kombëtare që do të përfshinte institucionet qendrore, ato lokale dhe kapacitetet teknike private, duke thënë se po përsëritet një skenar i njohur: pritje, vonesa dhe reagim vetëm pasi dëmet bëhen të pakthyeshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Kjo është një fatkeqësi natyrore, por edhe një dështim institucional. Mungesa e koordinimit dhe reagimi i vonuar janë përgjegjësi direkte e shtetit,” deklaroi Tahiri, duke shtuar se qytetarët janë lënë vetëm dhe se komunat po trajtohen me logjikë elektorale.

Në përfundim, ai kërkoi shpalljen e emergjencës kombëtare dhe veprim të menjëhershëm, sidomos në kushtet e uljes së temperaturave dhe qindra familjeve të mbetura pa strehë. “Mos flini më. Zgjedhjet kanë përfunduar. Është koha të veproni,” përfundoi Tahiri.

Poste të ngjashme

Arrestohen 21 persona në kuadër të zbatimit të urdhëresave gjyqësore

Podujevë: Policia arreston 28-vjeçarin që ishte dënuar me burg, për grabitje

13/06/2026, 16:43

ot në Podujevë u arrestua një 28-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Grabitje”. Burime të IndeksOnline pohojnë se policia në...

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

13/06/2026, 15:44

Ka shënuar rënie numri i nxënësve në arsimin parauniversitar dhe e studentëve në arsimin e lartë. Kështu bën të ditur...

El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

13/06/2026, 14:41

Shkencëtarët në SHBA kanë njoftuar se zyrtarisht ka nisur El Niño, një fenomen natyror klimatik në Oqeanin Paqësor që zakonisht...

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

13/06/2026, 13:28

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me hapjen për qarkullim të unazës së brendshme do të ndryshojnë edhe...

Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV mbi 83 për qind të votave

Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV mbi 83 për qind të votave

13/06/2026, 12:36

Ka përfunduar numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese bindëse. Sipas të dhënave të Komisionit...

Lajmi i fundit

Arrestohen 21 persona në kuadër të zbatimit të urdhëresave gjyqësore

Podujevë: Policia arreston 28-vjeçarin që ishte dënuar me burg, për grabitje

13/06/2026, 16:43
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

13/06/2026, 15:44
El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

13/06/2026, 14:41
Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

13/06/2026, 13:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv