https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Vërshime gjithandej Kosovës, a do të hapen shkollat të hënën?

Shkolla më e madhe në Podujevë që ka mësimdhënëse me bollak, 51 femra dhe veç 6 meshkuj
Share on FacebookShare on Twitter

Shkolla “Emin Duraku” në Prishtinë është e gatshme për fillimin gjysmëvjetorit të dytë, i cili nuk filloi siç ishte parashikuar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut disa zona të Kosovës.

Drejtori i Shkollës së Mesme të Ulët “Emin Duraku”, Visari Osmani, për Ekonomia Online ka thënë se do të gjejnë mënyra për t’i kompensuar orët e humbura.

“I bie ditën e enjte dhe ditën e premte e kanë humbur, data shtatë dhe tetë, nesër fillon procesi mësimor, ne jemi të gatshëm, mezi presim t’i presim fëmijët që të kthehen në bankën shkollore dhe të fillojmë me punën. Për shkak të motit të ligë ne kemi marrë njoftimin nga Ministria e Arsimit, mendoj që ka qenë e arsyeshme sepse kushtet atmosferike në mbarë vendin kanë qenë jashtëzakonisht të vështira. Mendoj që do të gjejmë formë që t’i kompensojmë, do të gjejmë formë, mbi të gjitha është siguria e fëmijëve tanë, por ditë të tjera presim një njoftim zyrtar për periudhën e dytë që i bie pas pushimit pranveror të gjinden forma dhe padyshim që këto ditë duhet të kompensohen pa asnjë lloj problemi”, tha Osmani.

Ndonëse zona e Prishtinës ka qenë më e qetë, megjithatë Osmani vlerëson të duhur vendimin e Ministrisë së Arsimit për të shtyrë nisjen gjysmëvjetorit të dytë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Meqenëse edhe vet jam prind, mendoj që ka qenë një veprim i duhur, qendra e Prishtinës është më e mirëmbajtur, por pjesët tjera të Kosovës e keni parë edhe vet se në çfarë gjendje ka qenë kaotike dhe ka qenë e pakuptimtë që të fillojë procesi mësimor”, ka theksuar ai.

Sipas Osmanit, thotë se shkolla ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar procesi mësimor.

Shkolla është e gatshme, ka qenë prej momentit që ne jemi lëshuar në gjysmëvjetorin e parë, të gjitha përgatitjet i kemi kryer, pastaj punëtorët kanë kaluar në pushim të stafit teknik disa ditë për festa dhe prej datës katër janar vetëm që të gjithë kemi qenë të angazhuar që procesi mësimor të na gjejë të përgatitur si gjithmonë në vitet paraprake. Zakonisht nga praktika është mirë të kompensohet me orë sepse dita e vikendit nuk praktikohet vitet e fundit t’u merret fëmijëve, por edhe stafit mësimor, por do të gjinden forma brenda javëve dhe ditëve të punës përmes lëndëve mësimore të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura. Presim njoftim të detajuar çfarëdo që vjen nga drejtoria komunale e arsimit”, përfundoi drejtori.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkohë që Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kukturës (SBAShK) pati reaguar duke thënë se procesi mësimor nuk do të fillojë pa kushte të sigurta për punë dhe mësim.

“SBASHK-u nuk do të lejojë kthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta pune dhe mësimi. Nëse institucionet përgjegjëse dështojnë të veprojnë me kohë dhe seriozitet, SBASHK-u do të ndërmarrë veprime sindikale, në mbrojtje të jetës, shëndetit dhe dinjitetit të anëtarësisë së saj.  Siguria nuk negociohet. SBASHK-u – në mbrojtje të punëtorëve të arsimit”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut

Poste të ngjashme

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

24/04/2026, 20:57

Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se, reformat zgjedhore s’mund dhe s’duhet të bëhen kur zgjedhjet janë ‘’në prag’’, duke...

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

24/04/2026, 20:35

Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Hagë, ka postuar një status ku ka përcjellë mesazhin e...

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke iu bashkuar kritikave për mënyrën...

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit...

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Lajmi i fundit

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e institucioneve, rregullat s’ndryshohen kur zgjedhjet janë në prag

24/04/2026, 20:57
Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

Lirim Greiçevci publikon mesazhin e Thaçit nga Haga: Mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve

24/04/2026, 20:35
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e jotja

24/04/2026, 20:03
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

24/04/2026, 19:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv