Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme në komunën e Zubin Potokut.
Burimet e IndeksOnline kanë pohuar së po zhvillohet një aksion i gjërë i policisë së Kosovës dhe ka të bëjë me organizimin e lojërave të fatit dhe skemave piramidale.
IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin Veton Elshanin i cili ka konfirmuar rastin duke thënë se operacioni po zhvillohet në tri lokacione.
Aksioni është ende në zhvillim e sipër dhe për detajet e tjera IndeksOnline do të raportojë me kohë./IndeksOnline/







