https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti thotë se Kosova po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike

Kurti: Vendi s’ka rrugë tjetër përveç asaj drejt zgjedhjeve të reja????
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Davos ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, në një intervistë për RTK-në, tha se partnerëve ndërkombëtarë dhe atyre potencialë u kanë prezantuar mundësitë për investime në Kosovë, duke theksuar rolin e qeverisë si partnere e besueshme, stabilitetin institucional dhe potencialin e të rinjve të vendit.

“Ne të gjithë partnerëve ndërkombëtarë dhe partnerëve të mundshëm ndërkombëtarë u tregojmë mundësitë për investime në Kosovë, prej faktit që atje do të kemi një qeveri që është partnere – jo vetëm një treg apo vetëm një platformë për prodhimtari të lirë, por edhe një shtet me politika fiskale të favorshme dhe me mundësi për të angazhuar të rinjtë tanë, të cilët janë energjikë, të talentuar dhe shumëgjuhësh”, tha Kurti për RTK-në.

Ai theksoi se Kosova ofron mundësi unike për krijimin e degëve apo bizneseve të reja, duke qenë në zemër të rajonit EMEA.

“Është një mundësi unike që të krijojnë degët e tyre apo bizneset e tyre në vendin tonë, i cili është në zemër të këtij rajoni që njihet në mënyrë të popullarizuar si EMEA – Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore”, u shpreh ai.

Kurti theksoi rëndësinë e besimit dhe stabilitetit institucional në kohë turbulencash gjeopolitike.

“Kërkojmë që sa më shumë, për shkak të miqësisë dhe afërsisë në kohë turbulencash gjeopolitike dhe kur kemi çrregullim të linjave botërore tregtare, te Kosova ta kenë edhe shtetin demokratik me sundim të ligjit dhe parashikueshmëri institucionale”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas tij, Kosova po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike. “Është një ekonomi që sa vjen e rritet çdo vit dhe ku ndërmarrjet me pronësi të huaj, krahasuar me para katër vjetëve, janë rritur për plot 55%,” theksoi Kurti.

ADVERTISEMENT

Duke folur për pjesëmarrjen në Davos, Kurti tha se këtë vit aktivitetet kanë qenë më intensive.

“Rregullisht, Qeveria e Kosovës merr pjesë, përveç meje zakonisht edhe disa ministra. Por kësaj radhe është e veçantë, aktivitetet që kemi zhvilluar në Shtëpinë e Kosovës kanë qenë më të dendura se kurrë më parë. Kemi pasur më shumë panele se herën e kaluar, më shumë takime bilaterale”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai falënderoi edhe ndërmarrësit nga mërgata. “Dua të falënderoj ndërmarrësit nga mërgata, të cilët kanë kontribuar kaq shumë që në Davos, që është një kryeqendër e përkohshme e globit, të ketë kaq shumë mysafirë nga e gjithë bota në Shtëpinë e Kosovës, e cila këtë herë u quajt edhe shtëpia apo vatra e talentit”, u shpreh Kurti.

Kurti potencoi se në fjalimet e tij në “Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” në Davos, foli për çështjen e besimit në politikë dhe rëndësinë e tij për shoqërinë dhe ekonominë.

“Aty ishte çështja e besimit në politikë. Unë besoj se besimi në institucionet publike dhe besimi i qytetarëve në shoqëri tek njëri-tjetri kanë edhe një aspekt të fuqishëm, jo vetëm për kohezionin social dhe për mbijetesën në kriza, por edhe për hovin ekonomik edhe për shanset më të mëdha për zhvillim dhe progres. Besimi është shumë i rëndësishëm, sa i përket besimit të qytetarëve në udhëheqësi, por edhe vetëbesimit të udhëheqësve kur ata ndodhen në kauza dhe ide fisnike që i shërbejnë interesit të përgjithshëm”, tha Kurti.

Poste të ngjashme

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Humb jetën një 29-vjeçar pasi u godit nga krani në vendin e punës

24/04/2026, 7:09

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Gjakovës, ku një punëtor i ri ka humbur jetën...

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

24/04/2026, 6:57

Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të organizohet...

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

24/04/2026, 6:53

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, në emisionin DPT te Fidani ka folur edhe për kthimin e ish-presidentes...

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Lajmi i fundit

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Humb jetën një 29-vjeçar pasi u godit nga krani në vendin e punës

24/04/2026, 7:09
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

24/04/2026, 6:57
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

24/04/2026, 6:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv