https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Prezantohet Raporti vjetor i punës së Stacionit Policor në Podujevë

Prezantohet Raporti vjetor i punës së Stacionit Policor në Podujevë
Share on FacebookShare on Twitter

 

 

Përfaqësues të Stacionit Policor në Podujevë sot prezantuan raportin vjetor (2025) të punës së këtij institucioni dhe ndan mirënjohjeve për zyrtarët policorë të dalluar dhe qytetarët bashkëpunues.

Në këtë aktivitet që u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal të Podujevës, Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bashkim Bajrami, gjatë prezantimit të raportit theksoi angazhimin e vazhdueshëm të zyrtarëve policorë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetin dhe institucionet lokale.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Gjatë vitit 2025, Stacioni Policor në Podujevë ka vepruar me profesionalizëm, përgjegjësi dhe respekt të plotë ndaj ligjit dhe të drejtave të qytetarëve. Rezultatet e arritura janë dëshmi e përkushtimit të zyrtarëve tanë dhe e bashkëpunimit të mirë me qytetarët dhe institucionet partnere”, theksoi ndër të tjera komandanti Bajrami.
vjetor duke

Fjalë rasti mbajti edhe Nënkoloneli Basri Shabani, i cili përgëzoi zyrtarët policorë të Stacionit në Podujevë dhe udhëheqjen për punën e bërë gjatë vitit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Në emër të Komunës së Podujevës, një fjalë rasti mbajti Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, i cili falënderoi zyrtarët e Stacionit Policor në Podujevë dhe Komandantin për bashkëpunimin e mirë institucional dhe për angazhimin e tyre në garantimin e sigurisë publike. Ai theksoi se Komuna e Podujevës do të vazhdojë të mbështesë iniciativat dhe bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në funksion të një ambienti më të sigurt për qytetarët.

Në fund të ceremonisë, u ndanë falënderime për qytetarët bashkëpunues, të cilët me angazhimin dhe gatishmërinë e tyre kanë kontribuar në rritjen e sigurisë në komunitet, si dhe mirënjohje për zyrtarët policorë të dalluar, për përkushtimin, profesionalizmin dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2025.

Në këtë takim morën pjesë edhe Drejtori Komunal i Arsimit, Avni Fetahu, përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të organizatave, të Shërbimit të Zjarrfikësve, si dhe përfaqësues nga Kisha Protestante.

Poste të ngjashme

Arrestohen 21 persona në kuadër të zbatimit të urdhëresave gjyqësore

Podujevë: Policia arreston 28-vjeçarin që ishte dënuar me burg, për grabitje

13/06/2026, 16:43

ot në Podujevë u arrestua një 28-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Grabitje”. Burime të IndeksOnline pohojnë se policia në...

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

13/06/2026, 15:44

Ka shënuar rënie numri i nxënësve në arsimin parauniversitar dhe e studentëve në arsimin e lartë. Kështu bën të ditur...

El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

13/06/2026, 14:41

Shkencëtarët në SHBA kanë njoftuar se zyrtarisht ka nisur El Niño, një fenomen natyror klimatik në Oqeanin Paqësor që zakonisht...

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

13/06/2026, 13:28

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me hapjen për qarkullim të unazës së brendshme do të ndryshojnë edhe...

Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV mbi 83 për qind të votave

Përfundon numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, LVV mbi 83 për qind të votave

13/06/2026, 12:36

Ka përfunduar numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese bindëse. Sipas të dhënave të Komisionit...

Lajmi i fundit

Arrestohen 21 persona në kuadër të zbatimit të urdhëresave gjyqësore

Podujevë: Policia arreston 28-vjeçarin që ishte dënuar me burg, për grabitje

13/06/2026, 16:43
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

13/06/2026, 15:44
El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

El Nino ka filluar, pritet mot ekstrem i nxehtë

13/06/2026, 14:41
Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

13/06/2026, 13:28
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv