Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Behram Latifi, kanë vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kanalit të ujitjes së tokave bujqësore në fshatin Lupç i Poshtëm.
Ky projekt në vlerë rreth 110 mijë euro do të mundësojë ujitjen e afërsisht 80 hektarëve tokë bujqësore në këtë zonë, gjë që do të ndihmojë fermerët në rritjen e prodhimit dhe efikasitetit të punës së tyre.
Nënkryetari Restelica e Drejtori Latifi theksuan se investimet në bujqësi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të zhvillimit të këtij sektori si shtyllë e zhvillimit ekonomik lokal.







