https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Podujeva do të lidh marrëveshje me Qendrën Akademike të Arsimit të Artizanateve në Shtutgart

Podujeva do të lidh marrëveshje me Qendrën Akademike të Arsimit të Artizanateve në Shtutgart

 

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Komuna e Podujevës do të lidh marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Akademike të Arsimit të Artizanateve në Shtutgart, me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale të mësimdhënësve, organizimin e trajnimeve mbi teknologjitë e reja, si dhe zhvillimin e praktikave për nxënës në zona industriale.

Për këtë qëllim drejtori për Arsim, Avni Fetahu, bashkë me drejtorin e IAAP “Fan S. Noli”, Fatmir Emini, po qëndrojnë në vizitë në Gjermani, ku sot janë pritur nga Christian Binnig nga kjo Qendër.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema me rëndësi të veçantë që lidhen me zhvillimin e praktikave profesionale në shkolla, forcimin e bashkëpunimit shkollë – biznes, përfshirjen e praktikës së nxënësve në përditësimin e kurrikulave dhe përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.

Drejtori Fetahu theksoi se qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është që arsimi profesional të jetë në përputhje me nevojat reale të ekonomisë, të rritet cilësia e mësimdhënies dhe që nxënësit të aftësohen për punë.

Pas këtij takimi u propozuan edhe hapa konkretë, përfshirë formimin e një grupi të përbashkët pune, realizimin e pilot-projekteve dhe hartimin e një plani veprimi me përgjegjësi dhe afate të qarta.

ADVERTISEMENT

“Komuna e Podujevës mbetet e përkushtuar në avancimin e arsimit profesional dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit me institucione dhe partnerë ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe punësimit të të rinjve”, tha Avni Fetahu.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Në takim morën pjesë edhe Driton Azemi nga Dogana e Kosovës si dhe Baki Abdullahu, përfaqësues i Kompanisë “Baki Automobile”.

27.01.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim

Poste të ngjashme

Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Tërnava: Akt vandal dhe kriminal – i kryer me porosi

Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Tërnava: Akt vandal dhe kriminal – i kryer me porosi

27/01/2026, 20:39

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar i tronditur për rastin e djegies së Kuranit në Çabrat të Gjakovës, akt...

Lushaku- Sadriu: Si parti, arritëm të shënonim rritje e rikthim të LDK-së, por jo atë që kishim synuar

Jehona Lushaku: Votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ai duhet ta vazhdojë misionin

27/01/2026, 19:26

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është shprehur se kreu aktual i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duket ta vazhdojë misionin dhe...

A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Përparim Rama

A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Përparim Rama

26/01/2026, 22:08

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar nëse do të përfshihet në procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së. Të shtunën...

Në Lupç të Poshtëm po ndërtohet kanali për ujitjen e tokave bujqësore

Në Lupç të Poshtëm po ndërtohet kanali për ujitjen e tokave bujqësore

26/01/2026, 15:21

    Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica bashkë me Drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural,...

Ministria e Financave del me njoftim për 100 eurot për studentët

Ministria e Financave del me njoftim për 100 eurot për studentët

26/01/2026, 12:28

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë realizuar në tërësi pagesat në vlerë prej 100 euro për...

Lajmi i fundit

Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Tërnava: Akt vandal dhe kriminal – i kryer me porosi

Djegia e Kuranit në Gjakovë, reagon Tërnava: Akt vandal dhe kriminal – i kryer me porosi

27/01/2026, 20:39
Lushaku- Sadriu: Si parti, arritëm të shënonim rritje e rikthim të LDK-së, por jo atë që kishim synuar

Jehona Lushaku: Votoj kundër dorëheqjes së Abdixhikut, ai duhet ta vazhdojë misionin

27/01/2026, 19:26
Podujeva do të lidh marrëveshje me Qendrën Akademike të Arsimit të Artizanateve në Shtutgart

Podujeva do të lidh marrëveshje me Qendrën Akademike të Arsimit të Artizanateve në Shtutgart

27/01/2026, 17:44
A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Përparim Rama

A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Përparim Rama

26/01/2026, 22:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv