https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë

Profesorit i shqiptohet ndalim 48-orësh nën dyshimet për sulm seksual në shkollë
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
ADVERTISEMENT

Një rast tejet i rëndë që trondit opinionin publik është raportuar në Gjilan, ku një nxënëse e mitur ka denoncuar se është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj gjatë orarit mësimor.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 27 janar 2026, rreth orës 12:30, në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Mehmet Isai” në Gjilan.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, më 27.01.2026 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor në Gjilan është paraqitur viktima e mitur E.A., rreth 15-vjeçare, e shoqëruar nga nëna e saj, ku ka deklaruar se gjatë procesit mësimor është ngacmuar seksualisht nga profesori i saj.

Viktima është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të viktimave dhe prindit, ndërsa më pas është marrë deklarata edhe nga një nxënëse tjetër e së njëjtës klasë, e cila ka deklaruar se kishte parë dhe dëgjuar sjellje të papërshtatshme të profesorit ndaj viktimës.

Pas grumbullimit të deklaratave, është intervistuar edhe i dyshuari, në prezencë të avokatit mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast do t’i marrë në trajtim Njësia e Hetimeve Rajonale – Gjilan, ndërsa rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në fazë të ndjeshme dhe do të vazhdojnë me prioritet të lartë, duke garantuar mbrojtje të plotë për viktimën e mitur./Sinjali/

Poste të ngjashme

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03

  Komuna e Podujevës ka njoftuar organizimin e një diskutimi publik lidhur me Profilin dhe Vlerësimin e Gjendjes Ekzistuese të...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Humb jetën një 29-vjeçar pasi u godit nga krani në vendin e punës

24/04/2026, 7:09

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme qytetin e Gjakovës, ku një punëtor i ri ka humbur jetën...

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

24/04/2026, 6:57

Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të organizohet...

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

24/04/2026, 6:53

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, në emisionin DPT te Fidani ka folur edhe për kthimin e ish-presidentes...

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

Përparim Rama godet sërish LDK-në: Shkarkohet drejtori i Shëndetësisë, emërohet Bujar Gashi

23/04/2026, 7:43

Ndryshimet në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë me ritëm, ndërsa kryetari Përparim Rama ka ndërmarrë një tjetër lëvizje që po...

Lajmi i fundit

Ndahen 200 mijë euro – Lajm me rëndësi për bizneset llapjane (Dokument)

Njoftim: Diskutim Publik për Draft Planin Zhvillimor të Podujevë

24/04/2026, 10:03
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Humb jetën një 29-vjeçar pasi u godit nga krani në vendin e punës

24/04/2026, 7:09
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

24/04/2026, 6:57
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa

24/04/2026, 6:53
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv