Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti sot në takim përfaqësuesen e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg.
Gjatë takimit u diskutua për çështje të rëndësishme që lidhen me qeverisjen lokale, me theks të veçantë në përfshirjen qytetare në proceset e vendimmarrjes. Kryetari Bulliqi theksoi përkushtimin e qeverisjes lokale për përfshirjen aktive të të rinjve dhe grave, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit në realizimin e projekteve që synojnë forcimin e kapaciteteve institucionale.
Të dy palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë në funksion të rritjes së transparencës dhe avancimit të qeverisjes lokale.







