Komisioni Përzgjedhës ka publikuar rezultatet përfundimtare të konkursit për pozitën Mësimdhënës/e i/e Gjuhës Gjermane, sipas konkursit nr. 13-111/01-0004521/26, i shpallur më 20 janar 2026.
Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, i cili ka përfshirë testin me shkrim të mbajtur më 4 shkurt 2026, intervistën me gojë të zhvilluar më 9 shkurt 2026, si dhe vlerësimin e portofolios profesionale, kandidatja Arnisa Beshiri është shpallur fituese për një pozitë zëvendësimi, duke arritur 74% të pikëve totale.
Renditja e kandidatëve të tjerë është si në vijim: Arlinda Rexhepi me 68.5%, Rudina Bunjaku-Syla me 60% dhe Maliq Gashime me 54% të pikëve totale.
Komisioni njofton se kandidatët e pakënaqur me vendimin kanë të drejtë ankese brenda afatit prej tetë (8) ditësh nga data e publikimit të rezultateve. Ankesat mund të paraqiten pranë Komisionit të Ankesave në kuadër të Komunës së Podujevës.







