Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar më 24 shkurt 2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”, ndërsa për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/







