Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa rasti është iniciuar si “vdekje e dyshuar”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dje rreth orës 11:30, është raportuar se një mashkull kosovar, i cili kishte shkuar në QKUK për tretman mjekësor për shkak të disa problemeve shëndetësore, ka ndërruar jetë, raporton KosovaPress







