Policia ka njoftuar se është arrestuar një arsimtar i shkollës fillore në Mamushë.
Ai dyshohet për keqtrajtimin e një nxënësi.
Nxënësi ka marrë trajtim mjekësor dhe është liruar për në shtëpi, ndërsa arsimtar është në ndalim policor.
Mamushë 06.03.2026 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”.







