Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, me temën globale të këtij viti: “Të Drejta, Drejtësi, Veprim”.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, aktiviteti organizohet nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Në këtë ngjarje do të marr pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.







