Një person dyshohet se është sulmuar me mjet të mprehtë gjatë mbrëmjes së 8 marsit në Prishtinë.
Sipas raportit zyrtar, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, dorasi ende nuk është identifikuar dhe gjendet në arrati.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një i dyshuar i panjohur, i cili me pas është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, po ashtu është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.







