https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim në fillim të javës së ardhshme lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kurti theksoi se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme dhe tha se shpreson që të diskutohet bashkëpunimi politik.

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se do t’i përgjigjet kësaj thirrjeje vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke respektuar procesin kushtetues, shkruan Klankosova.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Duke qenë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj. Duke respektuar këtë rend, pa procese të tjera politike paralele, i bëjmë nder jo vetëm vetes, por edhe Republikës dhe institucioneve që janë ndërtuar me shumë mund. Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës e ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për ftesën për takim, duke ritheksuar se mbetet e hapur për komunikim dhe dialog politik sa herë që kjo i shërben stabilitetit institucional dhe interesit të vendit.

Por, edhe kjo parti tha se do të presin aktgjykimin e Kushtetueses para se nisin bisedimet për çështjen e Presidentit.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, vlerëson se ftesa mund të jetë një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga përplasja e Kurtit me presidenten dhe për të ushtruar presion mbi Gjykatën, duke paralajmëruar se kjo mund të përdoret për të shtyrë vendin drejt zgjedhjeve, “sipas interesave të kryeministrit”.

ADVERTISEMENT

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri theksoi se në pamje të parë ftesa duket konstruktive, por, sipas deputetit, “në fakt po përgatit terrenin që nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën dhe Gjykatën”.

Mbrëmjen e 5 marsit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjidhte Presidentin e ri të vendit, pasi në seancë nuk pati kuorum. Duke qenë se nuk ishin në sallë 80 deputetë, sa është minimumi i nevojshëm për të mbajtur seancën, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi për ndërprerje të seancës.

Mëngjesin e 6 marsit, Presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë për media, njoftoi se ka dekretuar shpërndarjen e Kuvendit meqë i njëjti nuk arriti të zgjidhte Presidentin.

Por, vendimi i Osmanit u kundërshtua nga kryeministri Albin Kurti, në emër të Qeverisë, i cili edhe u dërgua në Gjykatë Kushtetuese më 7 mars për të marrë opinion ligjor për veprimin e Osmanit.

Më 9 mars, Kushtetuesja mori vendim për masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Kushtetuesja tha se vendimi ia ndalon çdo veprim të parës së shtetit në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe ia ndalon çdo veprim Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.

Gjykata vlerësoi se masa e përkohshme “është në funksion të parandalimit të shkaktimit të dëmit të pariparueshëm për rendin kushtetues të Kosovës dhe funksionimin demokratik të institucioneve kyç në Kosovë”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Gjykata vlerëson se ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi të mëtejmë nga ana e institucioneve të lartcekura është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në vendimin e Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme.

Kjo nënkupton se Osmani nuk mund të shpallë datë për zgjedhje të reja derisa masa është në fuqi, ndërsa Kuvendi nuk mund ta vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit, e nisur më 5 mars.

Poste të ngjashme

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

Vrasje në tentativë, arrestohet një person – i konfiskohen armë e fishekë

13/03/2026, 8:39

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës bën të ditur se për...

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut (VIDEO)

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut (VIDEO)

12/03/2026, 20:52

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë në 5, 10...

Lajmi i fundit

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52
Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv