Ndërron jetë voglushi nga Podujeva, Dion Dema
Podujevë – Një lajm i rëndë ka prekur sot qytetin e Podujevës, ku në moshën vetëm 6-vjeçare ka ndërruar jetë voglushi Dion Dema.
Familjarët, përmes një njoftimi prekës, kanë bërë të ditur se Dioni u nda nga jeta mbrëmjen e kaluar, duke lënë pas dhimbje të thellë te të afërmit, miqtë dhe gjithë ata që e njohën.
“Shpirti i tij i bardhë u prehtë në paqe”, thuhet në njoftimin e familjes.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e enjte (19 mars 2026), në ora 16:00, në varrezat te Hekurudha në Podujevë.
Humbja e një jete kaq të re ka tronditur komunitetin, duke ngjallur pikëllim dhe solidaritet me familjen Dema në këto momente të vështira.







