Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të dyshuarin dhe është sekuestruar arma dhe tre gëzhoja që dyshohet se janë përdorur”, kështu ka deklaruar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në një fshat të Klinës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë vëllain e vet.
Gashi ka deklaruar gjithashtu se para shkrepjes së armës, dy vëllezërit kanë pasur një konflikt verbal me njëri-tjetrin.
Sipas tij, viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, por para se të nisej për QKUK, ai ka ndërruar jetë.







