Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike në Majac të Podujevë, ku Miradije Gashi 68-vjeçare, e cila kishte mbetur e plagosur rëndë një ditë më parë, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Sipas informacioneve, viktima kishte pësuar plagë të rënda, kryesisht në pjesën e kokës, dhe po trajtohej në gjendje kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.
Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa në të njëjtin rast një person tjetër kishte humbur jetën dhe e dyshuara kryesore ishte gjetur e plagosur rëndë.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.







