KPF i rekomandon pikat e rendit të ditës për shqyrtim në Kuvend
Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryesuesi Isak Shabani.
Para fillimit të shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, nënkryetari i Komunës, Fahri Restelica propozoi që rendit të ditës t’i shtohet një pikë, e cila ishte “Propozim vendim për ngritjen e Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike për Banim Sh.A Podujevë”. Kjo pikë mori mbështetje nga anëtarët e Komitetit dhe si e tillë u përfshi në rend dite si pikë e dymbëdhjetë (12).
Gjatë mbledhjes janë shqyrtuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe të njëjtat janë rekomanduar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet nesër, më 31.03.2026, nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal.
Pikat e rendit të ditës të rekomanduara janë:
1. Procesverbalet nga mbledhjet e Komitetit për Politikë dhe Financa, të mbajtura më:
28 janar 2026 dhe 25 shkurt 2026
2. Raporti Vjetor Financiar i Komunës së Podujevës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2025
3. Propozim vendim për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P-00706-0 dhe P-00704-0, Zona Kadastrale Llapashticë e Poshtme
3.1 Propozim vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
4. Propozim vendim për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P-202-3, Zona Kadastrale Lupç i Poshtëm
4.1 Propozim vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
5. Propozim vendim për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P-1339-0, Zona Kadastrale Orllan
5.1 Propozim vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
6. Propozim vendim për miratim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës – Njësia kadastrale P-00459-0, Zona Kadastrale Podujevë
6.1 Propozim vendimi për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim
7. Propozim vendim për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procedurën e dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës
8. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, objekti i ish Emergjencës së Qytetit
9. Propozim vendim për ngritjen e Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A.
10. Propozim vendim për ngritjen e Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale Stacioni i Autobusëve Podujevë Sh.A.
11. Propozim vendim për ngritjen e Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko-Llapi” Sh.A. Podujevë
12. Propozim vendim për ngritjen e Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike për Banim Sh.A Podujevë







