Ekipet e mjekësisë familjare dhe ato stomatologjike po vijojnë me vizitat sistematike, sipas protokolleve përkatëse, për nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta në të gjitha shkollat e Komunës së Podujevës.
Këto kontrolle kanë për qëllim monitorimin e gjendjes shëndetësore të fëmijëve, identifikimin e hershëm të problemeve të mundshme dhe ofrimin e këshillave për kujdesin shëndetësor dhe atë oral.
Institucionet shëndetësore komunale mbeten të përkushtuara për të garantuar mirëqenie dhe zhvillim të shëndetshëm për të gjithë nxënësit, duke e konsideruar shëndetin si një prioritet të rëndësishëm në sistemin arsimor.







