Në seancën plenare të Kuvendit, Kurti ka thënë se qytetarët kanë ankesa për abuzime me çmime të larta, dhe ka thënë nëse pajtohemi për problemin duhet të pajtohemi edhe për zgjidhjen.
I pari i ekezekutivit ka deklaruar se ka tregtar dhe biznese që e kanë përdorur krizën për të rritur artificialisht çmimet.
“Andaj kur çmimi i produkteve bazike rritet përtej çdo logjike ekonomike, tregu e humb sensin e drejtësisë, kur tregu e humb sensin e drejtësisë dhe qytetari mbetet i pambrojtur, atëherë shteti nuk mund të mbetet prapa parimeve abstrakte. Ai duhet të ndërhyj me maturi por edhe me vendosmëri sepse liria ekonomike nuk mund të kthehet në liri për të shfrytëzuar dhe tregu nuk mund të jetë një hapësirë ku më i forti vendos gjithmonë mbi më të dobtin”, ka thënë ai.
“Ankesa për çmime të larta u bë ankesë në Gjykatë Kushtetuese për të luftuar abuzimin me çmime të larta. do ta sjellim përsëri këtu këtë projektligj, dhe shpresim që edhe opozita të reflektoj e ta votoj. Problemet e përbashkta kërkojnë përkrahje të përbashkëta, dhe presim mbështetje sepse kjo nuk është ndërhyrje kundër tregut kjo është ndërhyrje për drejtësi në treg”, ka shtuar Kurti.







