Me 81 vota për, asnjë abstenim, asnjë kundër votohet ratifikimi i Amandamentit “nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018“, raporton Ekonomia Online
“Sot paraqesim për miratim projektligjin për ratifikimin e amendamentit numër tre të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018. Qëllimi i amendamentimit të kësaj marrëveshjeje është që zgjatja e afatit kohor për zbatimin e projekteve, përkatësisht që afati përfundimtar për zbatim të jetë dhjetë vite pas datës së marrëveshjes fillestare. Dhe meqenëse ajo marrëveshje ka hyrë në fuqi në vitin 2015, afati për zbatim zgjatet.
Kërkesa për të shtyrë ka ardhur nga zyra e Bashkimit Evropian, e cila është autoritet kontraktues për projektin IPA në Kosovë, meqenëse afati i mëhershëm i marrëveshjes fillestare, i caktuar për gjashtë vite, më tej i zgjatur në shtatë vite me amendamentin dy, nuk ishte i mjaftueshëm për zbatimin e projekteve, për shkak të vonesave që ka pasur gjatë zbatimit të projektit të ndërrimit të filtrave në Termocentralin Kosova B.






