https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe në Rezallë të Skenderajt, në përkujtim të viktimave të masakrës së kryer nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë masakër, më 5 prill të vitit 1999, u vranë 98 shqiptarë nga Rezalla dhe fshatrat përreth, ndërsa 44 prej tyre u zhdukën me qëllim fshehjen e krimit.

Me këtë rast, Haxhiu theksoi se krimet e kryera nga regjimi serb nuk do të harrohen dhe se institucionet do të angazhohen për drejtësi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Më 5 prill të vitit 1999, në Rezallë të Skenderajt dhe në fshatrat përreth u zbatua plani i shfarosjes nga regjimi i Serbisë. Atë ditë pra, më 5 prill të vitit 1999, djem e burra nga mosha 13 vjeç deri në moshën 90 vjeç u ndanë nga familjet e tyre, u plaçkitën, u nxorrën dhunshëm nga shtëpitë e tyre dhe më pas u pushkatuan. Por kjo nuk i mjaftoi regjimit të Serbisë. Trupat e tyre i rrëmbyen dhe me trupat e tyre hapën varre masive në Serbi”, tha Haxhiu, raporton RTK.

Ajo tha se qëllimi i regjimit serb ishte që t’i fshehin gjurmët e krimit gjenocidal.

“Por gjurmët e krimit nuk do të fshihen kurrë e krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë. Ato do të mbahen mend gjatë e përherë në kujtesën e familjarëve të tyre, por edhe në kujtesën tonë kolektive. Si institucione të Republikës së Kosovës do të angazhohemi që të ketë drejtësi edhe për masakrën e Rezallës por edhe për të gjitha masakrat, vrasjet, dhunimet, shkatërrimet e dëbimet që Serbia i ka bërë në Kosovë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Haxhiu.

Poste të ngjashme

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Rrokullisen dy persona me motor 4×4 në Ferizaj

05/04/2026, 18:37

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Ferizaj. Sipas pamjeve të sigurara nga IndeksOnline, vërehet se një motor...

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

05/04/2026, 14:49

Komuna e Vitisë ka përkujtuar përvjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të 5 prillit të vitit 1999. Me këtë rast,...

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

05/04/2026, 14:13

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët gjatë një vizite në Viti. Në pamjet e publikuara nga këshilltarja e...

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:13

Për vite me radhë, Kosova mbështetej në një Perëndim të bashkuar, për të shtyrë përpara shtetndërtimin dhe integrimin e saj...

Kërcënohet Albin Kurti, arrestohet i dyshuari

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:09

Për vite me radhë, Kosova mbështetej në një Perëndim të bashkuar, për të shtyrë përpara shtetndërtimin dhe integrimin e saj...

Lajmi i fundit

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Rrokullisen dy persona me motor 4×4 në Ferizaj

05/04/2026, 18:37
Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Smirë dhe Lubishtë në Viti

05/04/2026, 14:49
Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

Ish-presidentja Osmani pritet me ngrohtësi nga qytetarët në Viti (PAMJE)

05/04/2026, 14:13
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

05/04/2026, 14:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv