Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 05.04.2026, rreth orës 17:45, në fshatin Llugë, te varrezat e Bulliqve, ku siç mëson Sinjali, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit Hyundai, të cilën e drejtonte Rigon Sekiraqa, i cili ka mbetur i lënduar.
Ndërsa në motoçikletën Yamaha kanë qenë dy persona – Meriton Koprani dhe Rinor Brahimi, të cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Të dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në QKUK, ku sipas informacioneve, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Siç mëson Sinjali, për momentin nuk është konfirmuar ende se cili prej tyre ka qenë drejtuesi i motoçikletës në momentin e aksidentit.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse/Gazeta Sinjali







