Po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut, i cili ka nisur në orën 11:00 dhe tashmë ka hyrë në orën e dytë.
Kjo është edhe përpjekja e tretë mes dy liderëve për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
Gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka, që po e përcjell nga afër zhvillimin, ka bërë të ditur se Abdixhiku ka konfirmuar se do të deklarohet pas përfundimit të takimit.
Ndërkohë, afati për zgjedhjen e presidentit është deri më 28 prill. Ky afat është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa në rast se nuk arrihet marrëveshje brenda këtij afati, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.







