https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Kurti e merr çështje të kryer se mund t’i sigurojë 61 deputetë: Nuk e kemi sfidë, por është sfidë gjigante që të zgjidhet vetë presidenti

Kurti e merr çështje të kryer se mund t’i sigurojë 61 deputetë: Nuk e kemi sfidë, por është sfidë gjigante që të zgjidhet vetë presidenti
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku lidhur me çështjen e presidentit.

Kurti e quajti takimin konstruktiv dhe të frymës optimiste, teksa tha se në parim janë që vendi të mos shkojë në zgjedhje. Ai e mori edhe çështje të kryer se rezultati nuk mund të lëvizë shumë, duke nënkuptuar se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, mund t’i afrohet 50 për qindëshit, shkruan Insajderi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Jemi të përcaktuar t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse zgjedhjet e reja s’do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Është vështirë të mendosh një fushatë zgjedhore ku ne risjellim platformën tona me po të njëjtat votime, për një rezultat që e dimë që nuk mund të jetë shumë ndryshe. Ne nuk e kemi më sfidë numrin prej 61 deputetëve për formimin e Qeverisë, por definitivisht është sfidë tejet gjigante që një parti t’i ketë 80 deputetë dhe ta zgjedhë vetë presidentin”, deklaroi Kurti.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ne kemi bërë përzgjedhje të detyruar brenda subjektit tonë. Ndodhemi tani ku ndodhemi, unë vazhdoj të jem optimist se me takime dhe bisedime të këtilla mund të arrijmë një marrëveshje politike por këtë nuk mund ta them se e kemi sot. Dashamirësia që t’i shmangim zgjedhjet e reja më bën optimist për këto tri javët e mbetura, që uroj të mos i shfrytëzojmë deri në ditën apo siç po bëhet në institucionet tona në orët e fundit”, tha më tej ai.

ADVERTISEMENT

Kur u pyet nëse në takim u diskutuan emra të tjerë lidhur me postin e presidentit, Kurti deklaroi se deri në momentin që ka marrëveshje politike bisedimet në takime duhet të ngelin konfidenciale.

“Tash ne jemi udhëheqës të subjekteve që janë demokratike dhe jemi transparent sa i përket proces, mirëpo takimi ishte tet-a-tet dhe duhet ta ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve. Përderisa ky nuk është rasti, nuk mund të flasim për mendime që i themi aty, e të cilat as nuk kanë sjellë dështim, por as sukses. Përderisa jemi në këtë fazë, gjithmonë do t’ju njoftojmë për takimet që bëjmë, mirëpo nuk mund të flasim për emra konkretë që nuk kanë rezultuar me marrëveshje politike”, deklaroi më tej shefi i Qeverisë.

Ai paralajmëroi edhe takim me kreun e PDK’së, Bedri Hamzën, për çështjen e presidentit.

Poste të ngjashme

Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë

Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë

06/04/2026, 15:58

Në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar jetën dhe veprën...

Zgjedhja e Presidentit, qytetarët skeptikë për një marrëveshje të Kurtit me opozitën

Zgjedhja e Presidentit, qytetarët skeptikë për një marrëveshje të Kurtit me opozitën

06/04/2026, 15:48

Më 5 prill ka përfunduar mandati i presidentes, Vjosa Osmani dhe deri më tani ende nuk ka një marrëveshje konkrete...

Osmani ngushëllon familjen e Rrahim Latifit, pas vdekjes se tij në Ujman

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

06/04/2026, 15:20

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka dale në përkrahje të studentëve dhe të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Osmani ka publikuar...

Bajrami, Qeverisë: Po thoni po e luftojmë korrupsionin, 9 milionë euro iu falën Ferronikelit

“Mjerët ne kush po na udhëheq”, Bajrami e LDK-së i reagon Kurtit për numrin e votave për president

06/04/2026, 15:08

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti lidhur me deklaratat e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person

06/04/2026, 14:31

Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e sotme në Baincë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një...

Lajmi i fundit

Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë

Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë

06/04/2026, 15:58
Zgjedhja e Presidentit, qytetarët skeptikë për një marrëveshje të Kurtit me opozitën

Zgjedhja e Presidentit, qytetarët skeptikë për një marrëveshje të Kurtit me opozitën

06/04/2026, 15:48
Osmani ngushëllon familjen e Rrahim Latifit, pas vdekjes se tij në Ujman

Osmani përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

06/04/2026, 15:20
Bajrami, Qeverisë: Po thoni po e luftojmë korrupsionin, 9 milionë euro iu falën Ferronikelit

“Mjerët ne kush po na udhëheq”, Bajrami e LDK-së i reagon Kurtit për numrin e votave për president

06/04/2026, 15:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv