Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se do të përpiqet ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën, për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri.
Këtë ai e tha në një prononcim për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
“Do të përpiqem që të takohem edhe me kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, për shkak se Presidenti nuk do të jetë vetëm i një partie, por as i dy partive, por është shprehje e unitetit popullor”, deklaroi ai.
Kurti nuk tha detaje se kur do të mund të mbahet takimi me të parin e Partisë Demokratike.







